Sot ka festë në familjen e madhe të motrave Mustafa.
Kumria, njëra prej tetë motrave të tyre feston sot ditëlindjen, dhe natyrisht dy motrat më të njohura për popullin shqiptar, Sahidja dhe Safetja e shfrytëzuan këtë ditë për ta uruar atë siç është më së miri.
Të dyja këngëtaret e muzikës popullore hyrën në Instagram për ta postuar nga një fotografi me Kumrinë dhe për t’i shkruar disa fjalë.
‘Urime e bukura ime’ shkroi Sahidja.
Të njëjtat fjalë i pati edhe Safetja.
Motrat Mustafa janë shumë të njohura për shumë këngë të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot nga gjeneratat e tyre./Prive.