Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar sërish.
Në raporti theksohet se dëmtimi është bërë nga persona të panjohur.
‘’ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS
Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it).’’ – thuhet në raportin e Policisë.
Kujtojmë se për shkak të një shpërthimi, kanali Ibër-Lepenc ishte dëmtuar edhe një vit më parë. Më saktësisht, shpërthimi ndodhi me 29 nëntor, 2024, rast të cilin Kosova e cilësoi si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij.


















