Një vit më parë ndërroi jetë humoristi Ibrahim Krajkova, i njohur për publikun shqiptar si Leci.
Krajkova ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçin, i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.
















