Një veturë zyrtare e Gjykatës Themelore e Ferizajt ka shpëtuar pa u djegur pasi që roja e gjykatës ka hetuar zjarrvënësit e dyshuar dhe ata kanë ikur pa e kryer misionin e tyre.

E publikuar: 23/12/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ankuesi ka raportuar se derisa ishte në sigurim të objektit të Gjykatës Themelore kishte vërejtur tre persona të dyshuar duke iu afruar veturës zyrtare .

Pasi ankuesi i ka vërejtur të dyshuarit kanë ikur dhe gjatë ikjes u kishte rënë një shishe e mbushur me benzinë.

Dyshohet se qëllimi ishte djegia e veturës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin raporton/KosovaPress/