Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)

E publikuar: 19/10/2016 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti rrugor në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ditën e martë rreth orës 23:00, njofton Klan Kosova.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ndërsa shkaktarë dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë gjatë vozitjes.

Personat e lënduar janë meshkuj, përderisa viktima ishte i moshës 20 vjeçare.

 Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

a11

a22

a33

a44

a55