Një vajzë rrahet nga nëna dhe vëllai i saj

E publikuar: 20/10/2023 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë në Prizren ka raportuar se është rrahur nga nëna dhe vëllai i saj, pas një mosmarrëveshje familjare.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore ndërsa vëllai i saj është në mbajtje me rekomandim të prokurorit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa pas intervistimit të palëve është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari vëllai i viktimës të ndalohet në mbajtje.”- thuhet në raportin e policisë.