Një ushtar rus i zënë nga ukrainasit: Mami më kthe në shtëpi, s’dua të rri këtu me urdhër kriminal të presidentit

E publikuar: 27/02/2022 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”. Të huajt rusë kanë treguar historinë e pritjes “së nxehtë” nga ukrainasit.

Këto janë fjalët e pushtuesve rusë, që janë zënë rob në Ukrainë.

Rojet nga Volgogradi janë penduar për faktin që shkuan në tokën e Ukrainës me luftë.
Forcat ushtarake të Ukrainës kanë publikuar pamje ku ushtarët rusë dëgjohen duke kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Solomiia Bobrovska ka thënë për T7 se janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve, teksa shtoi se nuk mund ta thotë numrin e fundit të viktimave.