Një kafshë me katër këmbë, kapur në një fotografi nga një banor lokal në një zonë të banuar në kantonin e Cyrihut të hënën, është një ujk, kanë konfirmuar ekspertët.
Siç shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, fotografia e marrë në Horgen të hënën në mëngjes është zbulimi i katërt i konfirmuar i një ujku në Cyrih që nga viti 2014.
Para kësaj date, në kanton nuk ishin parë ujqër prej mbi njëqind vjetësh.
Ekspertët thanë se fotografia e ujkut në Horgen nuk siguroi ndonjë informacion në lidhje me origjinën apo moshën e tij.
Vendndodhja aktuale e ujkut mbetet e panjohur, por autoritetet kantonale të peshkimit dhe të gjuetisë tani po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e tyre – fermerët e bagëtive në zonë gjithashtu do të njoftohen për praninë e ujkut.
Duke pasur parasysh se ujqërit mund të udhëtojnë në distanca të mëdha, është e mundur që ujku nuk është më në kantonin e Cyrihut, njoftoi e përditshmja zvicerane Blick.
Cyrihu, sipas mediave lokale, nuk ka masa për të promovuar zhvendosjen e ujqërve të egër por i pranon ata si pjesë të faunës natyrore. /Telegrafi/
Keine Gefahr für Bevölkerung: Wolf läuft in Horgen ZH rum https://t.co/AHnBY2ti5N pic.twitter.com/VpVafI045A
— Blick (@Blickch) May 16, 2018