Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, po vazhdon të kumtojë lajme të mira për vendin, përmes Facebook’ut.
“Pas fitores në bordin ekzekutiv të UNESCO-s dje Kosova sot korr një tjetër fitore në arenën ndërkombëtare duke siguruar miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ky miratim jep dritën jeshile për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg duke hapur një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar pak minuta më parë, Thaçi në Facebook.

















