Enca Haxhia pas pauzës në gjysmën e parë të vitit, është treguar shumë aktive në të dytin.
Që nga korriku e deri më tani ka publikuar dy klipe shumë të suksesshme.
“Soulkilla” që u lançua në korrik tashmë ka regjistruar mbi 10 milionë shikime në YouTube e po ashtu sukses po shijon edhe klipi i publikuar me 1 Tetor ‘Call me Goddess’ që ka afro 5 milionë klikime.
Por me këto të dyja nuk do e përmbyll vitin. E pyetur nga fansat në ‘Snapchat’ për projektin e ri, Haxhia ka treguar që deri në dhjetor do të sjell edhe një tjetër klip.