Stela Nikolla dhe Çim Gjeci ishin një ndër çiftet që vendosën ta vazhdonin njohjen jashtë programit “Për’puthen +40”, duke i rezistuar të gjithë kritikave dhe sulmeve të ish-konkurrentëve të tjerë për vërtetësinë e raportit të tyre.
Ka qenë Stela ajo që ka ndarë lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar disa imazhe të realizuara gjatë kohës që dyshja ka qenë bashkë në programin e dashurisë. Ajo zbulon se Çimi nuk ka komunikuar me të dhe se ndarjen e ka mësuar nga rrjetet sociale.
“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur, pa asnjë shkak dhe pa asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi…”, shkroi fillimisht Stela.
Më pas, në një tjetër Instastory, ajo shtoi me ironi: “Kush e sheh Çimin në rrugë, ju lutem mund ta pyesni…”.