Secila lidhje ka dinamikën e vet dhe secila femër ka mënyrën e vet se si sillet me parterin e vet.
Zbuloni sa e njihni bashkëshorten tuaj dhe si është ajo ndaj jush. A e njihni ju bashkëshorten tuaj mjaftueshëm? Zgjidhni testin dhe mësoni…
Ka ndryshime të mëdha të humorit dhe e dalloni histerinë. Cila është arsyeja e sjelljes së tillë?
- a) Dëshiron seks
- b) Ka sindromën paramenstruale (SPM)
- c) Është nën stres për shkak të punës.
- 2. Përgatitet për të shkuar në punë dhe diçka këndon me zë të ulët gjatë rrugës. Thjesht është e tillë kur…
- a) Është me shoqen duke pirë kafe në vendin e punës
- b) Merr lëvdata për punën e vet në kolektivin punues
- c) Shkon në shoping.
- 3. Papritmas ka vendosur të shkojë të bëjë jogë. E bën këtë për shkak se:
- a) Gjithmonë është kujdesur për trupin e vet
- b) Përgatitet për pushimin vjetor
- c) Ia ka mbushur mendjen ndonjë mike.
- 4. Ka kaluar një javë nga koha kur ju ka ngordhur qeni. Ajo do të…
- a) Përpiqet t’ju ngushëllojë
- b) Do të pikëllohet bashkë me ju
- c) Do t’ju propozojë të gjeni një qen tjetër.
- 5. Kolegët e punës ju ftojnë për një pije. E lajmëroni që do të ktheheni vonë në shtëpi. Reagimi i saj kur të ktheheni…
- a) Është e zënë duke biseduar me miken në telefon dhe nuk ju vëren
- b) Sheh TV dhe ju përshëndet me një buzëqeshje
- c) Është e hidhëruar.
- 6. I keni bërë surprizë për ditëlindje me një pushim. Ajo do të…
- a) Qeshë, mirëpo ka pritur ndonjë dhuratë tjetër
- b) Do t’ju hedhë duart rreth qafe nga lumturia
- c) Do t’ju bëjë vërejtje se ajo ka mundur të gjente një vendpushim më të mirë.
Shumica përgjigjeve A
Partnerja juaj më shumë i përkushtohet vetes dhe nevojave të veta se sa juve. Është e ndërgjegjshme për atë se çka ju mund t’i ofroni në këtë lidhje të përbashkët dhe dëshiron ta mbajë personalitetin e vet në këtë lidhje.
Shumica e përgjigjeve B
Sinqerisht ju dashuron, atë të lumtur e bëjnë gjërat e vogla, si për shembull shkuarja në shoping. Është e pavarur, mirëpo e lidhur emocionalisht me ju. Kurrë nuk do t’ju lërë të dyshoni dhe që gjithmonë do të jetë bashkë me ju.
Shumica e pyetjeve C
Është pak e hutuar dhe paksa posesive, xheloze dhe nuk e kupton rëndësinë e asaj që ju keni hapësirën tuaj në këtë lidhje.