Sulme kibernetike të reja goditën ditën e Marte aeroportin dhe metrotë e qytetit Odessa në Ukrainë ndërsa ekipi shtetëror i CERT paralajmëroi për një valë të re sulmesh ndaj sistemeve të transportit.
Ukraina ishte viktimë e një tjetër sulmi gjatë këtij viti ndërsa qeveria e vendit kishte paralajmëruar më 13 Tetor se një tjetër sulm ishte duke ardhur.
“Kërkojmë nga sistemet e telekomunikacionit dhe burimeve të tjera të informacionit, infrastrukturës së transportit si dhe përdoruesit e thjeshtë të internetit të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë kibernetike,” shprehej CERT-Ukraine në një deklaratë të lëshuar.
Policia kibernetike dhe Ministria e Transportit tha ditën e Marte se sulmi nuk ishte pjesë e një fushate madhore. Banka Qendrore Ukrainase tha sistemet e saj kanë funksionuar normalisht.
Aeroporti i Odessa shtrëngoi masat ndërsa metroja e Kiev raportoi sulm ndaj sistemit të pagesave.
Ukraina, e cila beson se pas këtyre sulmeve fshihet Rusia, është në zhvillim e sipër të një strategjie kombëtare e cila do të mbajë të sigurta institucionet dhe kompanitë. Moska vazhdimisht ka mohuar akuzat. /PCWorld Albanian