Një problem në kod fshehur në mesazhet me tekst është zbuluar në Apple iPhone dhe kompjuterat Mac.
Abraham Masri, një zhvillues softueri, publikoi një cicërimë ditën e Enjte ku zbulonte problemin i cili shkakton bllokimin e iPhone.
Thjesht duke dërguar një mesazh me një link i cili përmban një kod të përpiluar nga Masri dhe që e ofron përmes GitHub
Zhvilluesi në fjalë tha se ai gjithnjë raporton problemet përpara publikimit të tyre. Apple ende nuk ka komentuar ngjarjen.
Në Mac, problemi çon në dështimin e shfletuesi Safari dhe më pas shkakton ngadalësime të sistemit.
Por përdoruesit nuk kanë pse të alarmohen. Eksperti i sigurisë Graham Cluley shkruante se nuk përbën rrezik sigurie.
Pasi linku bëri xhiron në median sociale, Masri e hoqi nga GitHub duke ndaluar sulmet me përjashtim të rasteve kur kodi ishte kopjuar. /PCWorld Albanian