Një femër shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur, duke raportuar se kjo e fundit ishte sulmuar nga një person në Leposaviq.
Megjithatë, pas verifikimit të rastit dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë konstatuar se deklarimi ishte i rremë. Sipas policisë, nga pamjet është vërtetuar se vajza e mitur kishte qenë ajo që kishte sulmuar personin në fjalë, raporton KosovaPress.
“Leposaviq / 11.04.2026 – 00:30. Një femër shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur dhe kanë deklaruar se vajza është sulmuar nga një mashkull. Pas verifikimit të informatës dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti për deklarim të rremë, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.
















