Një shtëpi njujorkeze e shekullit XIX shitet për 4,8 milionë dollarë – dhe ka një arsye të veçantë për këtë! (Foto)

E publikuar: 23/04/2018 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ndodhur në zonën historike në “Greenwich Village” në Manhattan, pronari i saj i parë ka qenë Aaron Burr, zëvendëspresidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer me Presidentin Thomas Jefferson në vitet 1801–1805.

Por përveç statusit të politikanit, Burr është një emër i famshëm në SHBA pasi në vitin 1805 ka vrarë në duel Sekretarin e parë të Thesarit, Alexander Hamilton, njëkohësisht një prej Baballarëve Themelues të Kombit, portreti i të cilit gjendet në kartmonedhën 10-dollarëshe.

Sipas ekspertëve të pasurive të patundshme, përcjell tch, ka qenë pikërisht emri i Hamilton që ka rritur vlerën e shtëpisë dykatëshe me tulla të kuqe, edhe pse ajo është ndërtuar në vitin 1830, 15 vjet pas duelit më të famshëm në historinë e SHBA.

Ajo është tashmë në pronësi të Walton Ford, një piktor bashkëkohor, veprat e të cilit shfaqen në Muzeun e Arteve Moderne dhe Muzeun e Arteve Amerikane “Smithsonian”.