Bayer Leverkusen – Atalanta, do të jetë finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.
Do të jetë gjithashtu një finale shqiptarësh me Granit Xhakën në njërën anë, dhe Berat Gjimshitin në anën tjetër.
Të dy ishin liderë në repartet e tyre. Xhaka në mesfushë e Gjimshiti në mbrojtje, shkruan Gazeta Express.
Bayer Leverkuseni i Xhakës barazoi 2:2 me Romën, ndërsa kishin triumfuar 0:2 në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, Atalanta e kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshitit triumfoi 3:0, pasi kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë.
Finalja do të zhvillohet në Dublin dhe mbetet të shihet se cili nga futbollistët shqiptarë do ta ngrejë lart titullin e garës së dytë më prestigjioze evropiane.