Një rrugë në Prizren do të mbajë emrin e çlirimtarit britanik

E publikuar: 19/10/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga sot një rrugë në qytetin e Prizrenit do të mbajë emrin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, John Harrison.

Harrison kishe ardhur nga Britania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, për të luftuar kundër pushtuesit serb.

Ai në çdo deklaratë të tij është shprehur i lumtur që ka pasur mundësi të jetë pjesë e luftës çlirimtare të Kosovës.

 Harrison do të jetë i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të tabelës në rrugën “John Harrison”.

Çlirimtari britanik dje është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.