Presidenti Trump na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë.
Vendimi më i fundit për të zhvendosur ambasadën e SHBA në Jeruzalem, mund të funksionojë si përshpejtuesi i një cikli të ri lufte.
Në nyjen e ndërlikuar të jetës, historisë, arkitekturës dhe politikës që përbën mosmarrëveshjen midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjeografia ka qenë gjithmonë kokëfortë dhe asnjë hartë nuk është më politike(dhe e hutuar) sesa ajo e Jeruzalemit, djepi i 3 besimeve fetarë dhe kryeqyteti pretenduar nga dy vende, statusi i të cilëve ka qenë thelbi i konfliktit arabo-izraelit për dekada të tëra.
Shtatëdhjetë vjet më parë, OKB votoi për ndarjen e Palestinës, në të cilën Jerusalemi u përcaktua si një “entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”. Në luftën e vitit 1948 qyteti u nda në dy zona nën kontrollin përkatës të Jordanisë dhe Izraelit. Në vitin 1967 ndarja u ndryshua nga fitorja e Izraelit, pushtoi dhe aneksoi zonën në lindje; një bashkim që kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Sot qyteti realisht është i ndarë në dy koka, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët, opjesa lindore ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryqytetin e tyre.
Një qytet me një bashkëjetesë të vështirë prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku lufta guerilase ka vijuar prej kohësh. Një qytet i ndarë më dysh. Vendet e tjera kanë ambasadat ne Tel Aviv, ndëkorhë në Jeruzalem kanë nga dy konsullata, një për secilin popull, izraelitët dhe palestinezët, hspesh herë konsullata që ndodhen jo më shumë se disa qindra metra larg.
Por, çfarë do të thotë saktësisht kjo hartë e Trump. Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, me Jeruzalemin e ndarë mes hebrejve dhe palestinezëve, ndërsa skenari i dytë, ëhstë ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Ky skenar është ai që i tremben të gjithë, madje edhe aleatët e Trump që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë seknar duhet të presim një një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftrave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën.
Por pse Trump do të prekë një ekuilibër të tillë të rrezikshëm? Ky është ndoshta aspekti më i pakuptueshëm i këtij vendimi.
Përgjigjet që ofrohen janë shumë, por asnjëra nuk është vërtet bindës. Shpjegimi zyrtar është se Presidenti kishte premtuar të lëvizë ambasadën amerikane në Izrael, në Jeruzalem në një fushatë zgjedhore dhe tashmë e ka vonuar vendimin për një kohë të gjatë. Një ligj i vitit 1995 i bën thirrje Kongresit se Jerusalemi njihet si kryeqyteti i Izraelit, por që atëherë çdo president ka ushtruar të drejtën të mos autorizojë aplikimin e tij. Trump vetë ka shmangur autorizimin dy herë.
Premtimi konsiderohet si një pikë identiteti nga shumë lëvizje radikale të krishtera, dhe nga mjediset më konservatore hebraike. Për të mos harruar se “dosja Izraeli” është në duart e dhëndrit, burrit të Ivankës, Jared Kushner, i cili është një hebre ortodoks, prandaj ky skenar shihet si më i mundshmi.
Një premtim për t’u mbajtur, prandaj, koha e të cilit ka ardhur në mënyrë të përshtatshme, në momentin kur hetimet për marrëdhëniet midis grupit të Trump dhe Rusisë së Putinit bëhen më të rrepta. Gjithashtu, duhet të merren parasysh zgjedhjet e ardhshme.
Por jo të gjitha këto shpjegojnë se pse Trump prek balancën e Lindjes së Mesme në pjatën e një konsensusi të brendshëm, ku SHBA ka shumë për të humbur.
Për shembull, nëse rrugët e kryeqyteteve të Lindjes së Mesme po mbushen përsëri me demonstrata kundër Izraelit. Turbullira e ardhshme kundër Izraelit ka të ngjarë të jetë rasti për trazirat e ardhshme të brendshme në vende të ndryshme.
Në një zhvillim të tillë do të ishte e vështirë të vazhdonte të vepronte fronti i përbërë nga Trump me Arabinë Saudite kundër Iranit dhe me Rusinë kundër ISIS. Pra, pse tronditet pema?
Ndoshta sepse – thonë disa analistë – ekziston një mundësi e dytë e mundshme që administrata aktuale e konsideron: mundësinë e konsolidimit të një aleance mes Izraelit dhe ndoshta udhëheqjes së re të Arabia Saudite. Ian Black, një gazetar në Lindjen e Mesme, raportoi dje për këtë seknar që ende duket i vakët.
Qeveria izraelite është e bindur se në vitet e fundit të luftërave të brendshme në botën arabe, madje një pjesë e mirë e opinionit publik arab ka bindur veten se Izraeli ishte në thelb një aleat i mirë, ndaj terrorizmit dhe përballë Iranit.
Ndoshta me ndihmën e reformatorit Prince Bin Salman të Arabisë, i cili sot bashkohet me dëshirën e Izraelit për të frenuar Iranin, në emër të hakmarrjes sunnite, kundër shiitëve, pavarësisht nga kostoja. Dhe nëse Mbretëria e njeh mirë një art, është të lëvizë njerëzit dhe paratë. Burra që palestinezët kanë me bollëk, dhe para që palestinezët kanë nevojë të madhe. Fantasi, mbasee. Ose guxim. Por edhe këtë Lindja e Mesme e ka me bollëk…
/Huffpost Italia