Një restorant në Richmond të Britanisë së Madhe mund të ballafaqohet me heqje licence, pasi autoritetet kanë identifikuar se në të ishte duke punuar një shqiptar, në mënyrë të paligjshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për restorantin “Caffe Mamma”, pronari i të cilit i është dërguar me një Njoftim për Ndëshkimin Civil për punësimin e një punonjësi të paligjshëm, i cili mban një gjobë maksimale prej 20,000 funtesh.
E siç bëhet e ditur më tej, punëtori u arrestua dhe tani i nënshtrohet deportimit.
Gjithsesi atyre në ndihmë u kanë dalë banorët lokalë.
Një banor i shkroi Këshillit për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, duke thënë “ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm dhe i këndshëm” dhe duke e përshkruar restorantin si një “institucion shoqëror”. /Telegrafi/