“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, mesazhi i çuditshëm i Abazit në ditën kur Kurti doli para delegatëve të VV-së

E publikuar: 20/09/2022 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti që siguroi vend në parlament vetëm si i fundit nga grupi parlamentar i VV-së, duket çdo ditë e më larg partisë nën petkun e së cilët po paraqitet momentalisht.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, vërehet nga distanca se Abazi e ka thumbuar direkt kryeministrin Kurti.

Ai ia kujtoi këtij të fundit praninë me patericë në protestën: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Një ‘goditje’ e qartë kjo, pasi vie pikërisht në ditën kur Kurti paraqiti platformën qeverisëse katër-vjeçare në konventën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe po kërkon votën e delegatëve, që në zhargonin e koeficientëve vlerësohet me 1, pra lojë që nuk mund të luhet, pasi është e sigurtë. Fituesi dihet. Kjo duke u bazuar në numrin e kandidatëve, 1.

Postimi i plotë :