Një pikë alkool dhe një pikë uthull heqin dyllin tepricë nga veshët

E publikuar: 22/09/2015 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dylli në veshë është krejt natyral, proces përmes të cilit parandalohet depërtimi i baktereve, pluhurit në brendësinë e veshit.

Për fat të keq, dyllin në vesh shumica e shohin si diçka të panevojshëm, kështu që e largojnë për ditë. Më e keqja është se këtë e bëjnë përmes shkopinjve për veshë, që vetëm më thellë i shtyn mikrobet në brendësinë e veshit.

Ajo që pak e dinë është se tepricën e dyllit veshi e largon vetë, por kur nuk ndodh kjo, për arsye të ndryshme, vjen deri te simptomat e pakëndshme.

Krijohen bllokime që nuk e lënë dyllin të dalë jashtë, duke shkaktuar dhimbje në veshë, probleme me sinuse, dëgjim të dobësuar, e edhe marramendje.

Për fat të mirë, një mjek ka zgjidhjen. Mjeku David Hill këshillon që ta përzieni uthullën dhe alkoolin në masë të barabartë (shumë të vogël) dhe pikat t’i derdhni në vesh.

Mbani kokën në pozitën e shtrirë, e pas 60 sekondave drejtohuni dhe e lini të qarkullojë. Kjo përzierje do ta bëjë çudinë – zhbllokon dyllin, duke e stimuluar që të heqë dhe ju liron nga simptomat e pakëndshme që ju përcjellin.

(Kosova Sot)