Një burrë i ka vënë flakën vetës jashtë gjykatës së qytetit të Nju Jorkut ku po gjykohet ish-presidenti Donald Trump.
Siç shkruan Daily Mail, përcjell klankosova.tv, personi që dogji vetën është lënduar rëndë dhe është larguar me barelë nga vendi i ngjarjes.
“Ai përlyejti vetën dhe më pas nxori një çakmak. Më kujtoi atë që ndodhi në luftën e Vietnamit. Unë kam parë video të atyre gjërave. Unë as nuk jam saktësisht i sigurt pse e bëri këtë.” – kishte deklaruar një dëshmitar.
Burri u dërgua me urgjencë në spital. Derisa, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.