Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës në Ferizaj Agim Gashi, i cili ka thënë se i moshuari pa shenja jete është gjetur sot në mëngjes afër një pike karburanti.
Viktima mësohet të jetë Musli Jashari, dhe sipas këtij burimi një ditë më parë ai ishte zhdukur nga shtëpia pa e ditur se ku kishte shkuar.