Dyshohet se një person i armatosur është futur brenda ambjenteve të një hoteli, në Lungomare.
Në vendgjarje kanë mbërritur FNSH dhe Forcat Shqiponja, të cilat kanë rrethuar hotelin ku ndodhet personi i armatosur, shkruan ora news.
Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty.
Policia ndodhet në vengjarje dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit, që po terroizon qytetarët që ndodhen në ambintet e hotelit.