Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) një mashkull kosovar, gjithashtu i mitur.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet policore dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë.

















