Gjatë mëngjesit të sotëm, një objekt që gjendet në oborrin e QKUK-së në Prishtinë është kapluar nga Zjarri.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth këtij rasti, teksa ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.
Më tutje Ahmeti potencoi se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.