Lajmet

Një nga seancat e Kuvendit të Kosovës

27.04.2016 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës më 28 prill, por as kësaj radhe në rend të ditës nuk është paraparë çështja e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.

Marrëveshja për demarkacionin është nënshkruar në Vjenë më 25 gusht të vitit të kaluar. Ajo ishte prezantuar nga kryeministri dhe qeveria e Kosovës si shumë e rëndësishme, pasi që Kosova po shënonte vijat kufitare me shtetet fqinje.

Mirëpo, subjektet politike opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi këtë marrëveshje, duke konsideruar se ajo cenon tërësinë territoriale të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, në Kuvend, por edhe jashtë tij, opozita ka organizuar protesta, duke kërkuar anulimin e marrëveshjes.

Marrë parasysh shqetësimet e opozitës dhe qytetarëve që kishin protestuar në Prishtinë dhe qytete tjera, ish-presidentja e Kosovës, Aitifete Jahjaga, pati angazhuar një ekip ndërkombëtar të ekspertëve për të shqyrtuar marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ky ekip i ekspertëve ndërkombëtarë, në fund, nuk kishte gjetur shkelje në marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, pavarësisht këtij fakti, opozita nuk e njeh si valide marrëveshjen. Po ashtu, edhe te partitë në pushtet, një pjesë e deputetëve shprehen pesimistë se ajo do të kalojë nëse vihet për ratifikim në Kuvend.

Deputeti Nait Hasani, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se kjo çështje ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë dhe para se të vijë në Kuvend duhet të punohet më shumë rreth saj.

“Ajo [marrëveshja] duhet të përgatitet mirë që të vijë në Kuvend me ato ndryshime që janë kërkuar, ose që duhet të bëhen për demarkacionin. Nuk ka kuptim të vijë [marrëveshja] në Kuvend edhe të kthehet dhe të prishen marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Legjislacion, thotë se deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se si apo kur do të procedohet kjo marrëveshje.

“Si deputetë të Kuvendit të Kosovë nuk kemi ndonjë informacion të saktë zyrtar, qoftë ai edhe material i shkruar, në këtë proces të rëndësishëm deri më tani. Besoj se edhe arsyeja e procedimit të saj është kjo, marrë parasysh edhe të gjitha ato që kanë ndodhur, që janë debatuar dhe çka janë kërkuar nga të gjithë ata që kanë ngritur shqetësime, por edhe si rezultat i punës ligjore që është bërë rreth përcaktimit të demarkacionit më Malin e Zi”, ka thënë Zemaj.

Sipas deputetit Zemaj, çështja e demarkacionit duhet të kalojë në Kuvend për debat, ngaqë deputëve nuk u është dhënë ende rasti të diskutojnë për të.

“Besoj se nuk do të anashkalohet kontributi dhe nuk do të anashkalohet edhe vendimi dhe mendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Zemaj.

Kurse deputeti Hasani thotë vendimet lidhur me shënimin e vijës kufitare duhet të merren në bazë të analizave të ekspertëve kosovarë.

“Ekspertët tanë që janë njohës, doktorë të shkencave të gjeografisë, edhe ata kanë dhënë mendimin e tyre. Ata janë edhe deputetë. I kemi kolegë, të gjithë ata i kanë dhënë mendimet e tyre. Këto mendime të tyre duhet të respektohen, sepse janë njohës të shkencës, e jo të politikës.”

“Prandaj, unë i besoj versionit shkencor që e kanë dhënë profesorët tanë dhe aty do ta presim dhe do ta kuptojmë se a është mendimi i tyre apo nuk është i tyre. Nëse është i tyre, do ta votojmë, nëse nuk është i tyre do ta kthejmë prapa”, ka thënë Hasani.

Sa i takon kësaj çështjeje, as partitë politike opozitare nuk kanë shumë informacione. Në subjektin më të madh opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se nuk kanë shumë informacione se ku ka ngecur procesi.

“Ky proces, që Kosovës ia humb mbi 8 mijë hektarë të territorit, duhet të ndërpritet dhe të nis një demarkacion i vërtetë me Malin e Zi, ku Kosova nuk humb territor. Në të kundërtën, çdo tentim për vazhdimin e këtij procesi në formën aktuale do të ndeshet me rezistencë të pa kompromis nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë Frashër Krasniqi, zëdhënës i këtij subjekti politik.

Edhe një pjesë e banorëve të brezit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kishin deklaruar se nuk kanë tokë t’i falin askujt, derisa kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që të merren masa në këtë drejtim, që, sipas tyre, të mos i lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre.

Ekspertët e Kosovës, të fushave që kanë të bëjnë me demarkacionin e kufijve, kanë vlerësuar se rezultati që ka dalë nga ekipi ndërkombëtar, i emëruar nga ish- presidentja Jahjaga, lidhur me aspektin ligjor dhe teknik të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë i pritshëm, transmeton rel.

Ata kanë thënë se për përcaktimin e vijave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është përdorur vetëm kriteri i të dhënave kadastrale, i cili i takon kritereve sekondare apo terciare, në kuptimin e kritereve shkencore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre