Një në 20 studentë shet trupin

E publikuar: 26/04/2015 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i zgjeruar ka arritur në përfundime shqetësuese.Një në njëzet studentë në Britaninë e Madhe shet trupin për të paguar borxhet dhe për të mbuluar kostot e jetesës.

Studimi është bërë nga Universiteti i Suonsit.

I habitshëm është fakti se janë më shumë meshkujt që angazhohen në prostitucion.

Kështu, 5 përqind e meshkujve të pyetur thanë se kanë punuar në industrinë e seksit.

3.5 përqind e femrave thanë se e kanë bërë këtë.

22 përqind thanë se janë gati për ta bërë këtë gjë.

Por tre në pesë prej tyre thanë se e kanë shijuar prostitucionin.

54 përqind thanë se ishin kuriozë.

44 përqind thanë se kënaqësia seksuale ishte motivimi i tyre.