Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç bën zakonisht, edhe sonte, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë pothuajse parashikime apokaliptike.
Gjatë një fjalimi të tij para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Vuçiq ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, porse qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konflitet dhe luftërat e të tjeëve.
“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb. /Express