Avokati Ramiz Kranisqi për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për Sadri Ramabajën.
“Gjykata tashmë e vendosi, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për klientin tim”, ka thënë ai.
Ramabaja i cili akuzohet për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi, është kapur nga policia e Shqipërisë në Durrës me dokumente false./Indeksonline/















