Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj B.R. për shkak se dyshohet për falsifikim të dokumenteve, mashtrimi dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim, .