Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “marrja e ryshfetit në ndihmë”. .
Në njoftim thuhet se Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në “bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë”, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.