Një muaj historikisht i fortë, ky Nëntor tregohet i pamëshirshëm me kriptomonedhat

E publikuar: 20/11/2018 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimi i bitcoin, monedhës kriptografike më të madhe në botë për nga vlera e tregut, fillon me numrin “4” pasi arriti pikën më të ulët të vitit.


Në të vërtetë çmimi ra nën 5,000 dollarë për herë të parë që nga Tetorit i 2017-ës dhe çmimi aktual është rreth 4,500 dollarëve.

Vlen të përmendet se kjo situatë e vështirë vjen në një muaj i cili historikisht, të paktën që nga 2010-ta, ka qenë një muaj i fortë për bitcoin.


Që kur të dhënat filluan të grumbulloheshin rreth vlerës së bitcoin, çmimi i tij është rritur 7 herë me radhë në këtë periudhë.

Performanca e 24 orëve të fundit lë të kuptohet se ky Nëntor ka për të qenë ndryshe nga paraardhësit.

Rënia e fundit e bitcoin vjen pas shitjes në masë ndërsa çmimi u tërhoq poshtë kufirit të mbështetjes prej 6,200 dollarësh.

Nga data 14 Nëntor deri më sot monedha ka humbur 50 miliardë dollarë vlerë tregu ose 23% të vlerës dhe tashmë qëndron në 162 miliardë dollarë, shumë larg rekordit prej 820 miliardë dollarë në fillim të Janarit.

Një panoramë më e gjerë e industrisë zbulon se 10 monedhat më të mëdha kriptografike në botë kanë pasur të njëjtin fat këto ditë.

10 monedhat raportuan zhvillimet negative përballë dollarit Amerikan ku 2 prej tyre raportojnë humbje me 24%.

XRP është duke performuar më mirë sesa rivalët duke humbur 5% të vlerës në shtatë ditë dhe 2.3% ditën e djeshme. Sakaq bitcoin ka humbur 20%.

Në 24 orët e fundit, kriptomonedha e 10 më popullore në botë Monero (XMR), ka performancën më të keqe duke rënë me 17% në 24 orë ndërsa Metaverse ka rënien më të madhe në 100 monedhat kryesore duke humbur 37% të vlerës.

Vlen të theksohet se një rënie e tillë nuk është e padëgjuar për tregun. Në 2013-ën bitcoin arriti pikën më të lartë në 1163 dollarë për të rënë në 160 dollarë një vit më vonë.

Atë kohë litecoin (LTC) ishte monedha e shtatë më e madhe në botë ndërsa sot ka rënë nga 50 dollarë në 1 dollarë.

Tregtarët dhe investitorët tashmë janë në pritje për të parë se cila do të jetë pika më e ulët që do të prekin monedhat ndërsa frika ka arritur pikun. /PCWorld Albanian