Sonte, rreth orës 21:30, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se njësitet policore, tashmë gjenden në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit, duke mos dhënë detaje tjera.
“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.
















