Ditën e Marte Bloomberg lëshoi “bombën” e radhës kur tha se një kompani Amerikane e telekomunikacionit kishte zbuluar një çip të huaj në serverët e saj.
Javën e kaluar publikimi tha se serverët e Apple dhe Amazon janë kompromentuar nga inteligjenca Kineze e cila kishte vendosur çipe përgjimi në harduerët e furnizuesit të kompanive Super Micro.
Rasti më i fundit thotë se një çip është vendosur në portën Ethernet dhe si rezultat hakerët kanë arritur të hyjnë në rrjetet e brendshme të kompanisë së telekomunikacionit.
Raporti nuk jep emrin e kompanisë por citon ekspertin e sigurisë Yossi Appleboum i cili kishte identifikuar hakimin.
Sipas tij asnjë teknik i kompanisë nuk kishte dijeni për të dhënat po shkonin drejt një serveri të panjohur.
Ky server gjithashtu është ndërtuar nga Super Micro, e njëjta kompani e cila furnizonte Apple dhe Amazon.
Dy kompanitë kanë hedhur poshtë pretendimet e Bloomberg duke thënë se nuk kishin gjetur diçka të dyshimtë. /PCWorld Albanian