Prej kohësh është përfolur se Apple do të lançojë një model më të madh “iPhone X Plus” këtë vjeshtë, por së fundmi ne mund të kemi konfirmimin më të mirë të pajisjes së re: një ikonë e zbuluar gjendet në firmware-in e Apple që duket se tregon telefonin e ri.
Imazhi u zbulua nga një inxhinier i njohur i firmës Apple, Guilherme Rambo, së bashku me një tjetër ikonë të zbuluar për iPad pa pjesë anësore që u zbulua së pari përmes iOS 12 beta më parë gjatë kësaj jave.
Rambo vëren se ikonat janë të gjitha në fillimet e tyre dhe të papërfunduara, kështu që jo domosdoshmërish mund t’i marrim ato si një tregues të caktuar të pamjes që do të kenë pajisjet e reja.
Përveç kësaj, Rambo më vonë komentoi në Twitter se ikona iPad në fjalë është menduar si katror në mënyrë që të jetë lehtësisht i rregullueshëm për të dy përmasat, prandaj ende mos mbani shumë shpresa për një iPad katror.
Kjo nuk është hera e parë që Apple ka zbuluar aksidentalisht një dizajn të iPhone përmes një ikone firmware, madje iPhone X përjetoi të njëjtën gjë (rastësisht, zbuluar nga Rambo gjithashtu) verën e kaluar. /PCWorld Albanian