Dy ngjarje të rënda kanë tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premteje.
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, është vrarë me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, është sulmuar nga një grup të rinjsh.
Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, duke humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Në harkun kohor të 10 minutave, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës, ku 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ka mbetur i plagosur, gjithashtu pas një konflikti të çastit.
Sipas njoftimit të policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
17:39 Plagosja me armë zjarri e 34-vjrçarit në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që plagosi Akil Kokaxhiun
10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një tjetër ngjarje ë rëndë ndodhi në kryeqytet. Akil Kokaxhiu mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
17:20 Vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë, zbulohet autori që i mori jetën Egli Pashollarit
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në Tiranë, ku mbeti i vrarë Egli Pashollari. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori i ngjarjes dyshohet të jetë Gazment Buçpepaj.
17:12 Detajet nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një fast-food, policia shpall në kërkim dy persona
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premte, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë pas një konflikti të çastit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Egli Pashollari pati një konflikt me një grup të rinjsh në një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
17:00 “Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri në Rrugën e Kavajës/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë.
16:29 Dy ngjarje brenda 10 minutash, policia me njoftim zyrtar për vrasjen dhe plagosjen në zonat e ndryshme të Tiranës: Autorët janë identifikuar
Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për dy ngjarje që ndodhën brenda 10 minutash në kryeqytet, me pasojë në jetë njerëzish. Sipas bluve, 31-vjeçari i vrarë me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë edhe plagosja që ka ndodhur në një zonë tjetër të Tiranës, po hetohet, ndërsa i lënduari 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
16:28 Mbeti i vrarë me thikë pas sherrit, viktima ish-polic i burgjeve
Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dyshohet se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.
15:53 Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se një person, i identifikuar si Akil Koxhaxhiku, është plagosur si pasojë e të shtënave.

















