Një i vrarë dhe një e plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë – Policia në kërkim të autorëve

E publikuar: 26/03/2024 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në Prishtinë është vrarë një person, gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person i gjinisë femrore. E plagosura është dërguar për mjekim në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për media se po punohet me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – tha Brovci.