Një incident me viktima ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Merovë të Tetovë.
Pas një zënke verbale, mësohet jozyrtarisht,k ka mbetur i vrarë një person , ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Identiteti i tyre ende nuk është i njohur për policinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po bënë hetimet me prokurorinë.
Dy të plagosurit gjenden në Spitalin Shtetëror në Shkup, për shkak gjendjes serioze nga plagët e marra.