Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

E publikuar: 18/08/2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto ilustrim

Një person ka vdekur derisa katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë e ka e konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident trafiku të rëndë me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë ai.

Tutje Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostradë janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël – Suharekë është bllokuar për qarkullim.