Një grua në Kinë humbi pjesërisht shikimin pas shpenzoi një ditë të tërë duke luajtur një lojë në telefonin e saj.
21 vjeçarja e cila identifikohet me pseudonimin e saj Wu Xiaojing ishte një adhuruese e çmendur e lojës Honour of Kings.
Wu, e cila është punonjëse në sektorin financiare, tha se kishte luajtur lojën për disa orë me radhë përpara se të humbiste shikimin në syrin e djathtë.
Ajo u dërgua në spital ku u identifikuara me Retinal Artery Occlusion në syrin e djathtë.
Kjo sëmundje është e pranishme tek moshat e vjetra dhe mund të përfundojë me humbje të plotë dhe të përhershëm të shikimit.
Ajo pranoi se e luante lojën deri në 8 orë pa ndërprerje duke qëndruar pa ngrënë, pirë apo shkuar në tualet.
“Në ditët kur jam pushim zgjohem në 6, ha mëngjes, dhe pastaj luaj deri në 4 të pasdites,” kishte thënë ajo për median shtetërore Kineze. /PCWorld Albanian