Kryebashkiaku Erion Veliaj është goditur me shpullë në zyrën e tij. Sipas informacioneve të Newsbomb, një grua e shkarkuar nga puna, ka hyrë në zyrën e tij dhe e ka goditur me shpullë, por Portali ALbeu.com nuk ka arritur ta konfirmojë këtë gjë.
Sipas versionit të parë, punonjësja e magazinës ka goditur me shkelm edhe shefen e kabinetit, e cila ka bërë menjëherë denoncimin.
Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndaluar punonjësen e shkarkuar ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe shefen e kabinetit, për të bërë denoncimin.
Por, burime të Portalit Albeu.com nga Bashkia e Tiranës kanë mohuar që të jetë goditur kryebashkiaku Veliaj. Ata kanë konfirmuar se ka pas tension dhe sherr brenda Bashkisë por jo edhe goditje ndaj Veliajt.