Lajmet

Një grua dhe një burrë gjenden pa shenja jete në Prizren dhe Dragash, dyshohet për vetëvrasje

05.07.2026 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një grua dhe një burrë gjenden pa shenja jete në Prizren dhe Dragash, dyshohet për vetëvrasje

Në rajonin e Prizrenit sot janë regjistruar dy raste të personave të cilët janë gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë për Indeksonline se të dy rastet, dyshohet të jenë vetëvrasje.

“Sot, më datë 05.07.2026, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka thënë Bytyqi.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bytyqi ka thënë se sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe dhe se bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur nga një zyrtar policor është pranuar informata se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes””, ka thënë Bytyq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh