Një gjykatë Evropiane thotë se punonjësit duhet të lajmërohen nëse po monitorohen

E publikuar: 17/09/2017 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një vendim të publikuar ditën e sotme, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se kompanitë duhet tu japin informacion paraprakisht punonjësve nëse u monitorojnë komunikimet e tyre elektronike.

Vendimi i cili pritet të ketë pasoja edhe në format e monitorimit të kompanive ndaj punonjësve në vendin e punës do të ketë nevojë për kontroll të vazhdueshëm në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Vendimi erdhi në përgjigje të një rasti i cili daton 10 vite më parë. Një shtetas Rumun u pushua nga vendi i punës në 2007-ën për shkeljen e rregullores së brendshme të kompanisë duke përdorur burimet e saj për qëllime personale.

Specifikisht ai kishte përdorur një aplikacion komunikimi, Yahoo Messenger, për të shkëmbyer mesazheve me të fejuarën e tij dhe vëllanë. Transkriptet e komunikimit të tij u prezantuan tek Ai si provë për pushimin e tij nga puna.

Gjykata vendosi në favor të Bogdan Barbulescu duke thënë se punëdhënësi kishte shkelur të drejtat e tij duke mos respektuar jetën e tij private dhe familjare sipas Artikullit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë gjykatat në Rumani kishte hedhur poshtë paditë e Barbulescu.

Trupi gjykues vendosi në favor të Barbulescu duke thënë se gjykatat Rumune kishin dështuar në mbrojtjen e të drejtave të tij dhe nuk ishte lajmëruar paprakisht se komunikimi i tij monitorohej. /PCWorld Albanian