Google tha ditën e hëne se problemet e internetit në Japoni gjatë fundjavës erdhën si rezultat i një gabimi nga vetë gjigandi i motorit të kërkimit.
Trafiku i uebit destinuar për ISP japoneze ishte dërguar drejt Google. Online Banking, sistemet e pagesave të metrove si dhe sajtet e lojërave ishin ndër më të prekurit.
Një zëdhënës i kompanisë tha se ishte një gabim në konfigurimin e rrjetit i cili zgjati vetëm për tetë minuta ditë e Premte por u deshën orë për të rikthyer shërbimin në gjendje optimale.
Nintendo ishte në mesin e kompanive që raportuan problemet me internetin. Ministra e Komunikimit dhe Çështjeve të Brendshme në këtë vend filloi një hetim ndaj gabimit që shkaktoi vjedhjen e trafikut të NTT Communication nga Google.
Ky operator numëron 50 milion konsumatorë në Japoni. Duke qenë se Google nuk ofron rrjete transite, trafiku në drejtim të motorit të kërkimit humbej. /PCWorld Albanian