Një femër në krye të Komunës së Preshevës

E publikuar: 10/03/2017 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardita Sinani ka marrë detyrën e të parës së Komunës së Preshevës, pas dorëheqjes së Shqipërim Arifit

.
Sinani u zgjodh nga Kuvendi i Komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin 22 këshilltarë komunalë.

Ardita Sinani vjen nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa shkollimin universitar e ka përfunduar në Prishtinë. Për një kohë ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të kësaj komune Riza Halimi, ndërsa ishte edhe mësimdhënëse e Informatikës.

Sinani është gruaja e parë në krye të një komune nga Lugina e Preshevës.