Një fans anonim ka shkruar një koment shqetësues tek një foto e Beyonce-s, postuar në llogarinë e Instagram të mamasë së saj Tina Lawson. “Do ta vras vajzën tënde. Kam bërë planin dhe e imagjinoj edhe aromën që gjaku mund të ketë…” ka shkruar një person me këtë adresë @aviante4291.
Ky shkrim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjetit social dhe për më tepër të nënës së këngëtares. E mbështetur nga shumë fansa, Tina ka denoncuar në polici llogarinë anonime. Edhe pse komenti dhe fansi është fshirë, sipas disa burimeve, FBI-ja ka rënë në gjurmët e personit…

















