Një familje me katër anëtarë ka përplasur një makinë të marrë me qira pranë Silvaplanas, Kantoni Graubünden, në natën e Vitit të Ri dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes pa u zbuluar. Makina, e regjistruar në Francë, ishte e pajisur me goma vere, transmeton albinfo.ch.
Policia aktualisht po kërkon familjen, shkruan sda.ch.
Familja, e përbërë nga një burrë, dy gra dhe një djalë, po udhëtonte nga St. Moritz drejt Sils im Engadin pak pas mesnatës, raportoi Policia Kantonale Graubünden të premten. Në rrethrrotullimin në rrugën kryesore në Silvaplana, BMW e bardhë u përplas dhe u përmbys.
Familja më pas ka ikur në një drejtim të panjohur. Policia aktualisht po i kërkon ata dhe po kërkon të paraqiten dëshmitarët eventualë./Albinfo.ch/



















