Një mister i ri nga bota e Bitcoin është shfaqur. Plot 848,000 BTC ose 5% të monedhave në qarkullim janë ruajtur në 106 adresa ku secila përmban 8,000 bitcoin.
Çuditërisht e gjithë kjo sasi bitcoin është krijuar të fundi në një kohë kur monedha ka arritur vlerën më të ulët.
Sipas listës së të pasurve në BitInfoCharts, këto 106 adresa bitcoin kanë ngjashmëri të mëdha mes tyre. Ato fillojnë nga 125 deri në 231 në listë dhe secili mban 8,000 bitcoin.
Secili transaksion është i atillë që duhet të mos kalojë shifrën e 8,000. Disa adresa kishin dy transaksione, disa të tjera deri në 10 transaksione por me të njëjtën sasi bitcoin.
Vetëm 20 adresa nga 106 kanë 10,000 bitcoin por nuk kanë ngjashmëri me grupin e adresave me 8,000 bitcoin.
Të gjitha kanë pranuar bitcoin mes datave 30 Nëntor dhe 6 Dhjetor. Së bashku ato përmbajnë 848,000 bitcoin ose 4,86% të sasisë së bitcoin në qarkullim.
Struktura e transaksioneve, sasia e barabartë e bitcoin dhe periudha e akumulimit do të thotë se të gjitha mund të jenë krijuar nga një person ose entitet.
Mos është një bursë e cila po zhvendos fondet?
Me shumë gjasa jo sepse krijimi i 100 portofolëve të ndryshëm me të njëjtën sasi bitcoin nuk është diçka që bursat e kanë praktikë.
Portofolat e bursave gjenden në 10 portofolat më të pasur.
Gjithë kjo sasi bitcoin është e paimagjinueshme po ta vendosim në perspektivë. Binance për shembull mban 165,000 bitcoin në dy portofolë të ftohtë.
Ky entitet ka shumë më tepër sesa portofoli më i pasur në listë që i përket Bitfinex me 138,000 bitcoin.
Portofolët janë krijuar kur bitcoin këmbehej me 3,857 dollarë. Pika më e lartë gjatë periudhës 7 ditore kur kanë ndodhur transaksionet ishte 4,320 dollarë sipas CoinMarketCap.com.
Hera e fundit që bitcoin këmbehej në këtë nivel ishte Tetori i 2017-ës.
Nuk dihet arsyeja e këtij strukturimi e as kush kontrollon çelësat privatë. A është ky investitor Kinez? (Numri 8 konsiderohet numër fati në kulturën Kineze.)
Nëse do të kishim të bënim me një blerje, a nuk duhej çmimi i bitcoin të rritej gjatë blerjes së 3.1 miliardë dollarë bitcoin?
Mbase është një përdorues i hershëm i monedhës kriptografike i cili kërkon të ulët rrezikun e humbjes së fondeve duke i shpërndarë në portofolë të ndryshëm.
Ose ndonjë institucion? Është raportuar se Grayscale Bitcoin Investment Trust kontrollon 1% të bitcoin. Apo është ndonjë lojtar akoma më i madh institucional? /PCWorld Albanian
Burimi: Bitcoinist